VIDEO+18/ Gazetarja raporton nga shtëpia, por del gabimisht edhe burri i saj lakuriq


Një gazetare lajmesh nga Kalifornia e SHBA-ve nxorri LIVE online burrin e saj lakuriq në dush teksa po bënte një raportim nga shtëpia. Melinda Meza, korrespondente për televizionin “KCRA 3” në Sacramento ka shkaktuar të qeshura të shumta në rrjetet sociale pasi pa dashje tregoi burrin e saj duke u larë në dush.

Ajo po jepte këshilla si të kujdesemi për flokët në karantinë. Në Kaliforni është e detyruar që prezantuesit të bëjnë programet e tyre nga shtëpia. Melinda dhe burri i saj Mike de Lambert janë të martuar prej 2004-ës.