Riatdhesimet, 2 kategoritë që nuk do qëndrojnë në hotelet karantinë për 14 ditë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku thotë se çdo qytetar shqiptar që do të hyjë në territorin shqiptar do të karantinohet për 2 javë në një hotel me përjashtim të dy rasteve: kur janë të sëmurë ose kur janë minorenë.

“Çdo qytetar që është në kushte të mira shëndetësore do të karantinohet. Por ka dy raste përjashtimore nëse ka një diagnozë mjekësore që nuk e lejon të karantinohet në hotel dhe atëherë do të shkojë në shtëpi dhe do të karantinohet e gjithë familja për 14 ditë. Rasti tjetër janë minorenët. Ata do të dërgohen në shtëpi dhe e gjithë familja do të karantinohet për 14 ditë”, – tha ministrja në një intervistë për emisionin “Opinion”.

Balluku tha se aktualisht rastet problematike janë 55 shtetasit shqiptarë në Arabinë Saudite, pasi nuk po gjendet një zgjidhje për t’i afruar. Ajo shtoi gjithashtu se janë 35 punonjës shqiptarë në Katar që kanë ngecur dhe kadetët në Turqi. Sa i përket shqiptarëve në vendet nordike ministrja tha se ata do të riatdhesohen si pjesë e një pakete të përbashkët që po përgatitet.http://angelomaranda.com/

“Vendet nordike janë duke u analizuar si paketë. Suedia së bashku me Norvegjinë dhe Finlandën. Kjo është diçka që do të zgjidhet në grup”, – tha Balluku që njoftoi se të gjithë shqiptarët në botë që kërkojnë të rikthehen duhet të shikojnë ku e kanë pikën më të afërt të udhëtimit me aeroportet nga do të kryhen fluturimet e riatdhesimit.

Pas ketij njoftimi sigurisht qe kujtdo i lind pyetja ;po femijet qe vijne nga jashte me demek me virus familja duhet te beje karantine ,po te rriturit pse nuk shkojne ne shtepi dhe karantinohen ?

Ky eshte biznesi qe behet ne kurriz te njerezeve te varfer dhe te pamundur ne kete vend.

Te semuret qe duan perkujdesje dhe femijet qe nuk te sjellin te ardhura neper hotelet e rilindjes sigurisht qe te shkojne ne shtepi dhe te thyejne qafen me familjet e tyre keta ,ndersa me keta te rriturit megjithese kane kaluar perpieci dhe jane futur ne borxhe me hotele dhe me njerezit te tyre te afert vjen rilindja me nga nje bilete te kripur nje udheshe qe i kalon 100 euro ,dhe si te mos mjaftoj kjo duhet dhe 14 dite karantine qe mund te duhen dhe 300 euro te tjera hoteleri,me keta njerez qe fati i la rrugeve te europes dhe baba i tyre po i rjep deri ne vdekje.