Më i kërkuari në Evropë, arrestohet terroristi që “priste koka” me profil jashtëzakonisht të…


Një shtetas britanik, i cili dikur dyshohej se ishte Xhihadisti John është arrestuar në një strehë në Spanjë.

Burimet e policisë thanë sot se xhihadisti britaniko-egjiptian Abdel-Majed Abdel Bary ishte ‘luftëtari i huaj terrorist’ i arrestuar në një sulm në Almeria të hënën.

Autoritetet e përshkruanin atë si një nga luftëtarët terroristë më të kërkuar në Evropë me një ‘profil kriminal jashtëzakonisht të dhunshëm’ dhe një ‘precedent penal në radhët e ISIS’.

Policia tha se Abdel Bary dhe dy të tjerët ishin fshehur në një apartament në Almeria pasi hynë në Spanjë nga Afrika e Veriut dhe përdorën pandeminë koronavirus si mbulesë për të mbajtur një profil të ulët.

Policia tha sot se agjentët e tyre kishin kryer një ‘operacion antiterror’ që ‘arriti kulmin me arrestimin e një prej luftëtarëve më të kërkuar terroristë të huaj të DAESH në Evropë’, duke përdorur një emër alternative për ISIS.

Deklarata zyrtare nuk e përmend emrin e burrit të arrestuar por burime policore dhe media spanjolle e kanë identifikuar atë si Abdel Bary.

“Dy persona të tjerë janë arrestuar dhe autoritetet aktualisht janë duke punuar për të vendosur identitetin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me burrin tjetër,” tha policia.

Autoritetet thanë se ata kishin nisur aksionin pas informacioneve nga shërbimet sekrete ku bëhej me dije se luftëtari synonte të kthehej në Evropë përmes Spanjës dhe mund të fshihej në vend.

“Të arrestuarit, tashmë në Spanjë, e përshtatën sjelljen e tyre në gjendjen e jashtëzakonshme [në vend] si pasojë e pandemisë Covid-19, duke bërë disa dalje, veç e veç, dhe gjithmonë me maska për të mos u zbuluar.”

Policia tha se Abdel Bary ‘kishte kaluar disa vjet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak dhe ka tipare të personalitetit shumë të veçantë dhe një profil kriminal jashtëzakonisht të dhunshëm, i cili tërhoqi vëmendjen e policisë evropiane dhe shërbimeve të inteligjencës’.panorama.