Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i bën thirrje Trumpit të lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat në dialogun Kosovë – Serbi


Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të largojë ambasadorin Richard Grenell nga detyra e tij si Dërguari Special për dialogun Kosovë – Serbi.Në thirrjen e Bordit të LQSHA-së përmes një letre të hapur, thuhet se qasja e Administratës Trump në thelb është e gabuar dhe kësisoj është e destinuar të dështojë.“Ne besojmë se qasja e administratës Trump ndaj konfliktit Kosovë-Serbi në thelb është e gabuar dhe prandaj është e destinuar të dështojë. Meqenëse Ambasadori Grenell ka humbur besueshmërinë e një ndërmjetësuesi të paanshëm, Lidhja Qytetare i bën thirrje Presidentit Trump që të largojë Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij si i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në letër.Lidhja ka folur edhe për dialogun e deritashëm dhe “marrëveshjen e fshehtë” për shkëmbim territoresh, pastaj për situatën në Kosovë, skenën e trazuar politike dhe për kontributin që ka dhënë për çështjen e Kosovës me lobim të vazhdueshëm në SHBA.

Letra e plotë e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane:

Ai kontrollon plotësisht institucionet e Serbisë dhe mban lidhje të ngushta me Moskën. Thaçi është një politikan të cilin nuk e don shumica e popullit të Kosovës dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë përgjegjës për shumicën e dështimeve të vendit gjatë njëzet viteve të fundit.Deklaratë Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, prill 2020Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike. Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell.Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te qeveria e SHBA që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdorë rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë. – Ai lehtësoi takimet midis Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiqit dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Vuçiqi është një shovinist me urrejtje të thellë ndaj popullit shqiptar. Gjatë kohës së luftës ai ishte Ministër i Informacionit i Millosheviqit dhe personi i favorizuar i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshelit, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit në Hagë.