Edi Rama mashtron sërish/ Ruajuni por nuk keni nevojë për asnjë leje për të dalë, nuk ka pasoja penale


Rama deklaroi se të gjithë qytetarët që dalin nga shtëpitë pa marrë leje nga e-albania, do të kenë pasoja penale. Edhe në platformën e-albania, tek dritarja ‘leje për dalje’, thuhet ‘KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan SMS apo emailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj’.

Paralajmërimi është një bllof, mashtrim, shpërdorim detyre dhe abuzim me pushtetin. Dalja nga shtëpia pa lejen e qeverisë, si në kohë të zakonshme ashtu edhe në pandemi, nuk ekziston si vepër penale.

Në Kodin Penal të Shqipërisë nuk ekziston asnjë nen aktualisht që të dënojë njerëzit, të cilët nuk marrin leje tek platformat e Edi Ramës, kur dalin nga shtëpia. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal për thyerjen e karantinës nuk kanë hyrë në fuqi. Këto ndryshime nuk janë dekretuar ende nga Presidenti. Ky i fundit ka tre javë kohë për t’i miratuar apo për kthyer pas si antikushtetuese. Edhe nëse Meta i dekreton ndryshimet, ato duhet dy javë që të hyjnë në fuqi pasi të botohen në Fletoren Zyrtare.

Me çfarë ligji do t’i dënojë Edi Rama shqiptarët që dalin pa leje dhe nuk ndjekin marrëzitë e tij?! Edhe bllokimi i makinave, pezullimi i patentave, lejeve dhe licencave është bërë pa asnjë bazë ligjore. Pezullimi i një patente bëhet vetëm në bazë të Kodit Rrugor, që miratohet me 84 vota. Një patentë nuk mund të pezullohet mbi marrëzitë që lëshon një kryeministër nga bunkeri i tij, sipas gjendjes emocionale. Kjo ishte arsyeja sepse Rama i hodhi poshtë këto masa. Por, është koha që prokuroria të nisë një hetim për shpërdorim detyre për Edi Ramën, drejtuesit e policisë që zbatojnë marrëzitë e tij, dhe përgjegjësit e platformave të tij. Policia po vendos gjoba dhe bllokon mjete pa asnjë bazë ligjore dhe jashtë parashikimeve të Kodit Rrugor. Edi Rama lëshon urdhra të paligjshëm, përhap panik, mashtron dhe po shpërdoron në mënyrë flagrante detyrën. Platformat e qeverisë po çoroditin dhe përhapin mashtrime të qëllimshme./Pamfleti