Çifti shkodran “sfidon” koronavirusin, kurorëzon dashurinë para kishës së mbyllur


Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen. Pavarësisht frikës ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale.

Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur. Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit.Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Përhapja e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë.