“Një botë: Së bashku në shtëpi”- Mbi 100 yje botërorë të muzikës do mbajnë koncert live për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, mes tyre Rita Ora


Një koncert është organizuar nga yjet e muzikës pë rtë mbështetur njerëzit që ndodhen në vijën e parë të fronit në betejën kundër COVID-19.

Koncerti “One World: Together At Home” do ketë më shumë se 100 artisë që performojnë nga shtëpitë e tyre. Mes tyre janë këngëtarja Billie Ellish dhe grupi Rolling Stones.

Lady Gaga, e cila ndihmoi me organizmin e koncertit, do të performojë gjithashtu.

Eventi 8 orësh i realizuar nga Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do transmetohet live në televizion.

“Ne mund të jemi larg tani, por bashkimi nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm,”– tha Global Citizen në një deklaratë.

Ngjarja do të tregojë gjithashtu histori reale të infermierëve dhe mjekëve që luftojnë pandeminë e koronavirusit. Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për fondin ovid-19 Solidarity Response Fund të OBSH.

Personalitete të televizioneve amerikane Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon do të prezantojnë eventin ku do marrin pjesë edhe Taylor Swift, Jennifer Lopez, Chris Martin, Pharrell Williams, Rita Ora, Sam Smith, Elton John dhe Paul McCartney.

Shikuesit nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të shikojnë ngjarjen me dy pjesë mbrëmjen e së shtunës.

Koncerti do të përfshijë performanca shtesë nga artistë britanikë si Little Mix, Sir Tom Jones dhe Rag ‘N’ Bone Man.